Përgatitja për integrimin në BE, Rama: Financim për biznesin e vogël dhe të mesëm

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 11:40 | Politikë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: Financim për biznesin

Kryeministri Edi Rama tha se sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm do të financohen, falë linjës së kredisë me BSH dhe bankat e nivelit të dytë. Deklarata e Ramës u bë gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian.

Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm që ka gjithçka përveç financimit do ketë financim. Do ketë financimin me mbështetjen e qeverisë falë linjës së kredisë me Bankën e Shqipërisë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë me bankat e nivelit të dytë për interesa të ulëta dhe financim domethënës. Ne s’do të ndalemi te një kuotë financimi si ajo që kemi parashikuar, nëse do ketë nevojë për më shumë do bëjmë më shumë. S’do ketë asnjë sipërmarrje të vogël dhe të mesme që do paraqesë një plan të besueshëm që s’do mbështetet financiarisht. Për të lehtësuar këtë proces do shërbejë edhe asistenca për përgatitjen e planeve të biznesit dhe aplikimeve. Një tjetër aspekt është aspekti i rritjes dhe fuqizimit të sistemi të start up-eve në Shqipëri”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos