“Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, Tafani: Rama e prishi kontratën me qytetarët

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 20:55 | Politikë

Analisti Endri Tafani mendon që Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas protestave të fundit në vend, që sot kanë hyrë në ditën e 36-të. I ftuar në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN Tafani thekson që populli ka ndryshuar mendim sa i takon kontratës me Ramën, pasi protestat kanë qenë masive. 

Çdokush ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e qeverisë. Është A-ja e demokracisë. Për më tepër në Kushtetutën tonë kemi disa nene rresht që flasin për zgjedhje të parakohshme. Tani çfarë të bëjmë? T’i heqim ato zgjedhjet e parakohshme? Të themi: Një herë në 4 vjet ndaheni mendjen, s’ka më zgjedhje të parakohshme! Kontrata është një kontratë ku pronari është populli jo ti si kryeministër. Kur populli në mënyrë masive...Kjo që po ndodh është masive, nuk është se dolën tre veta. Ai rezultati i majit të 2025-ës nuk është më. Aty ke të PS-së, sepse i njoh. Këta 100 e ca mijë veta që janë aty dhe 100 e ca mijë veta...Numrat që janë aty tregojnë që pronari ka ndryshuar mendim për kontratë. E vetmja mënyrë për ta kuptuar këtë janë zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhje të parakohshme kemi në çdo vend të botës, përveç atyre si SHBA që kanë strukturë tjetër, të gjithë vendet e tjera demokraci parlamentare e kanë të përcaktuar. Për mua vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Tafani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos