Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 20:05 | Politikë

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ngjarjet janë shënuar pranë godinës së AKSHI-t, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Sipas raportimit të gazetarit të A2CNN, Anesti Bajramemaj, gjatë përplasjeve është dëmtuar edhe një autobot i policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos