Protesta e opozitës, Këlliçi: Marshimi do vazhdojë, kanë arrestuar tre të mitur

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 19:42 | Politikë

Protesta e opozitës, Këlliçi: Marshimi do vazhdojë,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se protesta e opozitës do të vijojë, pavarësisht tensioneve të shënuara gjatë tubimit.

Në një intervistë për gazetaren e A2CNN, Fjorela Beleshi, teksa marshonte së bashku me protestuesit, Këlliçi u shpreh se gjatë protestës janë arrestuar tre të mitur.

Aksioni do të vazhdojë. Protestuesit janë të vendosur të mos ndalen, pavarësisht dhunës së ushtruar. Kemi pasur disa raste të personave të infiltruar, të veshur civilë. Edhe pse ka pasur shumë gaz të hedhur drejt protestuesve, aksioni do të vazhdojë. Kemi pasur tre arrestime të miturish”, deklaroi ai.

Protesta e opozitës në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe ndërhyrje të policisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos