Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 20:00 | Politikë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në

Protestuesit, me në krye kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë nisur drejt godinës së Parlamentit në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.

Më herët, protesta është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë, ku këta të fundit janë kundërpërgjigjur ndaj veprimeve të protestuesve duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas përplasjeve në disa zona të kryeqytetit, marshimi i opozitës po vijon drejt institucioneve kryesore, ndërsa situata mbetet e tensionuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos