Vazhdojnë tensionet në protestën e PD-së, digjet një makinë policie, protestuesit drejt Bllokut

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 19:29 | Politikë

Vazhdojnë tensionet në protestën e PD-së, digjet një

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetares së A2CNN, Fjorela Beleshi, një pjesë e protestuesve pritet të lëvizë edhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Pak më pare protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e flakëve, është përfshirë edhe një automjet i policisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos