Protesta e opozitës, reagon Balla: PD hedh molotovë me flamuj të BE-së dhe Gjermanisë

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 19:53 | Politikë

Protesta e opozitës, reagon Balla: PD hedh molotovë me flamuj të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën molotovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla akuzoi Partinë Demokratike se po zhvillon akte të dhunshme, duke i lidhur ato edhe me simbolikën e përdorur gjatë protestës.

“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos