“Po shkëmbehen informacione të klasifikuara me Serbinë”, ekspertja: Shqipëria është bërë vend jo i besueshëm për NATO-n

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 21:15 | Politikë
 

Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Juxhina Sotiri, duke komentuar hetimet për ish-drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, thekson se Shqipëria është bërë vend jo i besueshëm për NATO-n. Në një lidhje Live për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sotiri ngriti pyetjen se sa e besueshme është Shqipëria për të mbrojtur interesin e saj kombëtar. Ajo hodhi idenë e një Vetingu ose procesi “screening” në diplomaci, SHISH, apo ministri të ndryshme të ekzekutivit.

Problemi në Shqipëri është shumë i thellë, jo vetëm që nuk jemi aleatë të besueshëm, shkëmbejmë informacionet e klasifikuara me kundërshtarë, me Serbinë, apo shesim pozicione të rëndësishme diplomatike, sikurse e pamë në një nga ambasadat tona me staf rusofil, etj. etj. Dëgjojmë se si edhe të punësuar në NATO shkarkohen për nxjerrje të informacioneve të klasifikuara dhe riemërohen dhe riakomdohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që është absurd total dhe çudi shqiptare. Sa të besueshëm jemi ne për të mbrojtur interesin tonë kombëtar?! A është momenti që kjo Shqipëria jonë të këtë një Veting dhe screening, të të gjithë backround-eve politike, interesave kombëtare, që kanë këta pushtetar jo vetëm në diplomaci, SHISH, apo çdo ministri të mundshme”, tha Sotiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos