Akuzohet për nxjerrje sekreti, Rama nga New York shkarkon Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH

Nga Fjorela Beleshi
22 Shtator 2026, 17:42 | Politikë

Me disa orë vonesë, nga New York, Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH pas veprimeve dhe akuzave të drejtësisë për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Shefi i qeverisë thotë që është lajmëruar për ato që kanë ndodhur, duke lënë të nënkuptohet se nuk kishte informacione të mëhershme se çfarë lëvizjesh po bëheshin në Tiranë. Nga matanë oqeanit, Rama e bën të qartë se për Vlora Hysenin nuk do të dalë kundër drejtësisë.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falënderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës.

Në reagimin e tij, Rama nuk e fsheh shqetësimin nëse këto zhvillime mund të përdoren si fakt negativ për Shqipërinë, por ai është i bindur se kjo nuk mund ta baltosë rrugën e Shqipërisë drejt BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos