“Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë”, Ndoja: Ka rënë shteti, jemi vend i NATO-s!

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 20:40 | Politikë

Deputeti i PD Arjan Ndoja kërkon nga Presidenti Bajram Begaj që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Vlora Hysenit, duke theksuar se ka rënë shteti.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Ndoja vuri në dukje faktin që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe SHISH është agjencia kryesore ligjzbatuese në vend.

Në qoftë se shteti dhe krimi janë bërë një e pëson popullata. SHISH ka për detyrë të mbrojë rendin dhe sigurinë e shtetit tonë. Nuk e di akuzën, por si rregull pas kësaj ngjarje….Ka rënë shteti. Sot Presidenti duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë. Meqenëse kryeministri nuk është ka lënë zëvendësin e tij aty, duhet të kishte bërë konsulta. Jemi vend anëtar i NATO-s, të ka rënë kreu i Shërbimit inteligjent kombëtar, agjencia ligjzbatuese kryesore, për të mos dalë të tjetra që Policia e Shtetit ka pësuar po të njëjtën fat, me kontroll personal, kontroll banese, në kuadër të hetimit”, tha Ndoja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos