Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar daljen e fundit publike të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke u ndalur te pjesëmarrja e saj në Samitin e NATO-s në Turqi, ku, sipas tij, ajo u shfaq duke brohoritur së bashku me grupin politik të PS.
Krasniqi e cilësoi këtë veprim si një rast të pazakontë për një drejtues të shërbimit sekret, duke e konsideruar videon si qesharake. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Kransiqi ngriti pyetjen se si ka mungësi që grupi i SHISH nuk informoi shtetin që shefja po takonte një njeri në kërkim.
“Dalja e saj e fundit publike është dalja në Samitin e NATO-s, në Turqi, në mbyllje të samitit, ku kryeministri bëri një video nga ato qesharaket ku e detyron të gjithë grupin, delegacionin, të brohorasë dhe kjo ishte një nga ata që brohoriti me grupin politik të PS. Asnjë shef i shërbimit sekret në botë nuk e bën atë. Nuk është CIA amerikane as FBI-ja, është kjo zonja që e kanë marrë dhe i kanë thënë do bësh këtë punën. Nuk ka lënë ndonjë gjurmë të madhe në shtet për shkak të funksioneve që kanë pasur. I kam parë disa nga relacionet e tyre dhe janë qesharake. Më shumë dinë njerëzit nëpër rrugë dhe gazetarët, se sa dinë zyrtarët e lartë. Zonja ka shkuar e ka takuar atë disa herë, por ka qenë e shoqëruar nga SHIK-u. Gjithë grupi i SHIK-ut ka patur informacion, si është e mundur që asnjëri nuk informoi shtetin që shefja po takon një njeri në kërkim?!”
(A2 Televizion)