“Po u akuzove nga drejtësia duhet t’i hapësh rrugën”, Shella: Të vendoset standard i ri etik

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 22:08 | Politikë

Eksperti për gjyqësorin Gerti Shella, duke komentuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ndryshimin e afro gjysmës së qeverisë, tha se nga kriza duhet të pretendojmë një standard të ri etik, ku po u akuzove nga drejtësia e re duhet t’i hapesh rrugën që të bëjë punën e saj.

Çfarë duhet ne të vendosim tanimë si standard dhe pritshmëri legjitime. Z. Dervishi e tha pak më herët qe qeveria e z.Rama në mëse dy raste ka adoptuar Kode Etike, këto nuk vijnë si procese reflektimi të brendshëm...Nëse adopton Kodin e Etikës, atë e dominon morali, sensi i detyrës, e dominon përgjegjshmëria publike. Të adoptosh Kode Etike...Unë mendoj që këto fenomene ku nga anonimati bëhesh ministër, ku edhe pse Kodi i Etikës është i miratuar me VKM, dorëheqja nuk njihet si institucion moral, ne duhet të kemi kurajon që s’mund të jenë pjesë e të përditshmes që ne komentojmë. Ne duhet ta zhbëjmë këtë standard negativ, të kritikueshëm, dhe duhet me patjetër që nga kjo krizë e thellë të adoptojmë atë standard, i cili na bën që t’i themi ndershmërisht vetes sonë qe kemi të paktën pritshmëri legjitime për një qeveri të mirë, e për një qeverisje të pakorruptuar. Pra u akuzove nga drejtësia e re, të cilës kryeministri Rama i ka dhënë shpatën, nuk duhet të presësh madje fare që kjo shpatë të ngrihet dhe të presë koka, por duhet t’i hapësh rrugën drejtësisë të bëjë punën e vet, ky duhet të ishte standardi etik, dhe këtë ne duhet ta pretendojmë nga kjo krizë, nga ky ndryshim i gjysmës së qeverisë 6 muaj pasi ajo është mandatuar”, tha Shella. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos