Në ditën e 28 të qëndresës së aktivistëve të Shqipëria Bëhet, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit.
Këto janë momentet kur policia ndërhynë rreth orës 1:00 pas mesnate, me forca të shtuara arriti që të largonte të gjithë protestuesit dhe arrestoi 4 prej tyre.
Përdorimi i forcës nga uniformat blu shkaktoi edhe të plagosur, ku mes tyre ishte dhe kreu i Shqipëria Bëhet.
Shkak për dëmtimin e Lapajt u bë një rënia e një prej ngrohëseve me gaz dhe më pas është dërguar për në spital.
Nga Spitali Universitar i Traumës, Adriatik Lapaj ka njoftuar se qëndresa do të vijojë.
“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, tha Lapaj.
Teksa Lapaj ndodhej ende në spital, disa prej aktivistëve u kthyen në protestë, por policia ndërhyri sërish duke u marrë disa prej karrigeve.
Aktivistët e Shqipëria Bëhet thanë se nuk e ndalin qëndresën para Kryeministrisë, duke kërkuara largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. (A2 Televizion)