Oferta politike e socialistëve për mbrojtjen sociale synon nxitjen e punësimit dhe dyfishim të buxhetit për fëmijët me aftësi speciale, pohoi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në Burrel.
“Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale, dhe nënat e tyre”.
Rama u ndal edhe te pensionet, duke pranuar se mbetet beteja kryesore. Pensioni miminal 200 euro dhe mesatar 400 euro.
Kryesocialisti theksoi se do të rikonceptohet programi i bonusit të bebeve. Në vend të ndihmës financiare me çek, do të veprohet me pagesa mujore për një periudhë dy, tre dhe pesë vjeçare, në bazë të numrit të fëmijëve.
“Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga 2026, dhe në vend të ndihmës financiare me çek, ecim me skemë tjetër më të avancuar sipas numrit të fëmijëve, me pagesa mujore dy vjeçare 3 dhe 5 vjeçare. Sipas numrit të fëmijëve, kush bën më shumë do t’i rrimë më afër më shumë”.
Duke pranuar se mbetet ende punë për tu bërë për politikat sociale, sipas Ramës, qeveria e tij në vitin 2024 ka bërë të mundur që varfëria në Shqipëri të ulet me 20%.
(A2 Televizion)