Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet në Pallatin e Brigadave, shkëmbehen marrëveshje bashkëpunimi

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 17:30 | Politikë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet në Pallatin e

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit më herët gjatë ditës së sotme, u prit në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama dhe disa prej ministrave të qeverisë.

Më pas, siç bëhet e ditur, Rama dhe Zayed Al Nahyan zhvilluan një takim kokë më kokë.

Gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave u nënshkruan edhe disa marrëveshje: 

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

- Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos