Projektligji për shkencën, Meta: Cenohet liria akademike, përpjekje e qeverisë për të uzurpuar kërkimin shkencor

Nga A2 CNN
14 Tetor 2024, 15:08 | Politikë

Përpjekje për të vënë nën kontroll kërkimin shkencor, kështu e cilëson Ilir Meta projektligjin e ri për Shkencën të propozuar nga qeveria dhe që po diskutohet në Kuvend, shkruan A2 CNN. Kreu i Partisë së Lirisë, deklaroi se me këtë projektligj qeveria po shkel hapur dhe po cenon rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.

“Partia  e Lirisë dënon me forcë përpjekjen e fundit të Kryeministrit Rama për të uzurpuar me dhunë botën akademike dhe për të pasur tërësisht nën kontrollin e vet edhe kërkimin shkencor, përmes projektligjit “Për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën”, tha Meta, shkruan A2 CNN.

“Me këtë projektligj, të çuar në Kuvend pa transparencë dhe në mungesë të plotë konsultimi dhe mirëkuptimi me grupet e interesit, Qeveria shkel hapur dhe cenon rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Me ligjin e ri, universitetet dhe institucionet kërkimore zhvishen nga detyra dhe përgjegjësia e tyre për t'u angazhuar me veprimtari shkencore, dhe në këtë mënyrë  shndërrohen në institucione patronazhimi për Rilindjen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos