Protesta e opozitës, reagon Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 20:08 | Politikë

Protesta e opozitës, reagon Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e

Ata që pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve, nuk përfaqësojnë aspiratat reale të tyre. Kështu është shprehur Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, në një reagim në rrjetet sociale ndaj protestës së opzoitës.

“Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë! Por ndaj dalin në zgjedhje ashtu siç dalin”, shkruan ministri.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë kërkojnë stabilitet, punë të përditshme dhe zgjidhje konkrete për problemet, jo tensione apo përplasje politike.

“Qytetarët duan Shqipërinë europiane që vështirësitë dhe problemet që ka i zgjidh me punë të përditshme! Dhe Shqipëria nuk ndalet!”, reagon Gogu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos