Protesta e Partisë Demokratike, lirohen 18 të arrestuarit

Nga Armand Bajrami
23 Shkurt 2026, 12:21 | Politikë

Protesta e Partisë Demokratike, lirohen 18 të arrestuarit

Të 18 të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit janë liruar.

Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë "detyrim për paraqitje", shkruan A2.

Gjykata e Tiranës vlerësoi të ligjshëm arrestin për 9 nga protestuesit e prangosur dhe të paligjshëm për 9 të tjerë.

Për 17 protestues u caktua masa e "detyrimit për paraqitje". Për një tjetër, person me probleme të shëndetit mendor, nuk ështe caktuar asnjë masë sigurie.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos