Shënimet e tij të javës Kryeministri i nisi me jehonën e fjalës së tij në Uashington. Rama theksoi se tashmë ka një nivel të ri sensibilizimi mbi atë që po ndodh me ish-krerët e UÇK-së. Sipas tij, kjo gjykatë ndodhet përpara një udhëkryqi historik mes drejtësisë dhe turpit.
Rama vlerësoi takimet në Kosovë me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti si pozitive, duke nënvizuar nevojën për një koordinim të vazhdueshëm në "Bordin e Paqes" dhe stabilitetit rajonal. Por nga ana tjetër saktësoi se ftesa për të shkuar ne Kosove ishte bërë nga
Më tej, Rama u ndal te procesi i integrimit, duke e cilësuar draft-rezolutën e Parlamentit Europian si një certifikim të progresit të Shqipërisë. Ai e quajti hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve si një "rekord historik" në proceset e zgjerimit të BE-së.
Kreu i qeverisë foli dhe për projektin TID në Durrës, I cili sipas tij po transformon qendrën historike, duke i hapur rrugën zyrtare hyrjes së kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në fund Rama konfirmoi rritjen e pagave për Efektivët e elitës, ku sipas tij një inspektor i RENEA-s do të paguhet 1600 euro, ndërsa nivelet drejtuese do të arrijnë deri në 2300 euro. (A2 Televizion)