Protestat në Durrës, Rama: Ligji detyron shtetin të ndërhyjë. Projekti TID po shoqërohet me keqinterpretime

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 11:23 | Politikë

Protestat në Durrës, Rama: Ligji detyron shtetin të

Kryeministri Edi Rama foli sot për projektin e rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit, proces që sipas tij po shoqërohet me "keqinterpretime dhe keqinformime". Projekti për rivitalizimin e këtij bulevardi ka problematika, ku një ndër ato më kryesore është çështja e shpronësimeve. Sipas Ramës, ndërtimet informale janë një pengesë që e shtrëngon shtetin të veprojë për ruajtjen e zonave të trashëgimisë kulturore, raporton A2CNN. 

Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe”, tha Rama.

Ligji për Trashëgiminë Kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore. Pikërisht këtë ne po bëjmë”, vijoi ai.

Ai gjithashtu tërheq paralele me shpronësime që janë bërë në vende të tjera me gravitet kulturor global.

Në Romë, mijëra e mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik. Ne do të bëjmë pikërisht këtë, me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve, po me vendosmëri ndaj interesit kombëtar.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos