PS dhe PD janë pro investimit në Zvërnec, por kryetari i PD-së këtë të enjte, nga Parlamenti, i kërkoi qeverisë që të bëjë transparencë mbi procesin dhe të respektojë direktivat e BE-së për mjedisin.
Pas shumë vitesh sharjesh dhe ofendimesh mes njëri-tjetrit, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, vlerësoi Sali Berishën për qëndrimin e mbajtur.
Ndërsa bashkohen për kryerjen e investimit, demokratët dhe socialistët ndahen në qasjen ndaj protestës së qytetarëve. Madje, Sali Berisha e akuzoi Edi Ramën se të premten në Vlorë ka thirrur një antimiting.
Socialistët e mohojnë një gjë të tillë, duke sqaruar se ai takim është mes socialistëve për 35-vjetorin e partisë në këtë qark.
A2 CNN ka mësuar se të premten, në orën 18:30, Partia Socialiste do të mblidhet në Sheshin e Flamurit në Vlorë për të treguar forcën e kësaj partie në 35-vjetorin e saj. (A2 Televizion)