Protestat e opozitës, Qafoku përplaset me Kokën: Duhet të marrin pjesë intelektualët

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 22:22 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, theksoi nevojën që protestës së PD-së t’i bashkohet zona gri, si dhe intelektualët dhe njerëzit publik.

Sipas Qafokut kjo do të krijonte frymë te opozita dhe jo protestat e deritanishme, ku janë hedhur flakadanë dhe kanë mbetur të lënduar efektivë policie. 

Problemi është ajo zona gri, a shkon te protesta e PD-së? A ka aty intelektualë, personalitete me emër që janë…që me të vërtetë plotësojnë kondicionin që të quhen intelektualë, profesorë të ndryshëm, akademikë, njerëz publik, të artit, apo edhe të fushave të tjera. Kur u mbush Parisi plot me protestues, De Gol tha Sartri është, po nuk qe Sartri mirupafshim, të bëjnë çfarë të duan. Nëse do t’i atashohen PD-së intelektualë, njerëz që s’janë politikë, që s’janë militantë, kjo do ishte frymë e opozitës, por nga njëra protestë vijmë te protesta tjetër shkojmë dhe nuk sjellim asgjë! Hidhen ato flakadanët, etj., dhe janë dëmtuar policë që s’janë të PS-së, por të shtetit shqiptar”, tha Roland Qafoku.

Gazetari Bledian Koka, duke replikuar me Qafokun, theksoi se nuk është për dhunën, por dinamika e një proteste nuk mund të gjykohet.  

Unë s’jam për dhunën, por protesta është e tillë, i ka të gjitha, eskalimin e protestuesve dhe të policisë. Unë besoj se Policia duhet të jenë diçka më e kujdesshme. Të heqim dorë nga gjykimi i dinamikës së protestës”, u shpreh ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos