Salianji në protestë: Pakënaqësia e qytetarëve ndaj Ramës është masive dhe ne duhet të ecim me hapin e kohës

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 18:01 | Politikë

Salianji në protestë: Pakënaqësia e qytetarëve ndaj

Në protestën kombëtare të Partisë Demokratike ishte i pranishëm edhe Ervin Salianji.

Për mikrofonin e A2CNN, ish-deputeti demokrat u shpreh se “çdo qytetar duhet të protestojë kundër qeverisë së Edi Ramës, pasi është një qeveri e kalbëzuar, që ka shkretuar Shqipërinë dhe punon për interesat e vetëm një grushti njerëzish”.

“Për këto arsye, nuk përbën lajm prania ime në protestë. Jam paksa larg podiumit pasi kam zgjedhur të bisedoj me demokratët dhe të ndaj qëndrime të ndryshme. Nuk jam pjesë e organizimit të protestës, për këtë arsye jam mes protestuesve”, sqaroi Salianji.

Kur u pyet se çfarë po ndodh mes tij dhe PD-së, Salianji u përgjigj: “Unë i qëndroj të gjitha atyre që kam thënë. Nuk kam pasur aktivitet këtë javë për të respektuar protestën e opozitarëve. Do të vazhdoj këtë javë të njëjtën formë të organizimit të demokratëve. Pakënaqësia e qytetarëve ndaj Ramës është masive dhe ne duhet të ecim me kohën dhe me atë që pret shoqëria”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos