PS dhe PD pa marrëveshje për disa pika të rregullores së Kuvendit

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 19:26 | Politikë

PS dhe PD pa marrëveshje për disa pika të rregullores së

Këshilli i Mandateve është mbledhur me dyer të mbyllura, ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi për shumicën e propozimeve lidhur me rregulloren e re të Kuvendit.

Megjithatë, palët nuk kanë gjetur konsensus për disa çështje kryesore, për të cilat mbeten ende ndarje qëndrimesh, shkruan A2CNN. 

Pikat ku nuk është arritur dakordësi përfshijnë përbërjen e sekretariatit të përjashtimeve, ku PS kërkon shumicë ndërsa PD kërkon barazi; numrin e komisioneve, ku PS kërkon ruajtjen e strukturës aktuale ndërsa PD kërkon ndarjen e çështjeve të Europës nga ato të punëve të jashtme; si dhe kohën e diskutimeve të deputetëve, me PS që propozon 5 minuta dhe PD 10 minuta.

Po ashtu, nuk ka dakordësi për raportimin e institucioneve të pavarura, ku PS kërkon raportim vetëm në komisione ndërsa PD kërkon edhe në seancë plenare, si dhe për kërkesën e PD për rritjen e numrit të këshilltarëve. Mbetet gjithashtu pa marrëveshje edhe çështja e zhvillimit të seancave plenare pas orës 22:00.

Palët kanë rënë dakord që të rifillojnë diskutimet javën e ardhshme me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përpara seancës së 21 majit, që është afati i fundit për miratimin e rregullores së re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos