
Ulsi Manja, në prezantimin në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste të raportit për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, deklaroi se “nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal” për Belinda Ballukun.
“Arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, nga ndalim për dalje jashtë shtetit, në arrest në shtëpi apo burg. Në një shtet të së drejtës, lufta kundër korrupsionit është objektiv legjitim, por këto objektiva duhet të realizohen në përputhje me parimet kushtetuese dhe në respekt të të drejtave dhe lirive themelore”, tha Manja, shkruan A2.
“Për këtë arsye, ne si anëtarë të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut”, shtoi Manja.
(A2 Televizion)
