PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 21 mars, Klosi jep detajet

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 10:50 | Politikë

Më 21 mars do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialsite. Lajmin e dha sekretari i i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi pas mbledhjes së kryesisë. Në një deklaratë për mediat, Klosi tha se procesi do të nisë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe forumeve lokale të partisë, si edhe  strukturat e partisë në diasporë.

“Ky proces do të fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave. Do të shkojmë në zgjedhjen e forumeve lokale të Partisë Socialiste, një proces i cili tashmë është bërë i çdo dy vitshëm në Partinë Socialiste dhe është një proces i riforcimit të të gjithë strukturës së Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Është një proces i cili thashë do të përfshijë të gjithë forumet e Partisë Socialiste, të zgjedhurit e saj. Do të shtrihet në çdo qelizë të partisë në të gjithë vendin. Në mbledhjen  e datës 21 ne do të kemi diskutime në për përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të Partisë Socialiste. Një proces që gjithmonë do t'i hapë rrugën dhe zgjedhjeve të reja, por po ashtu dhe atë anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, që gjithmonë kanë kërkuar rifreskim, dhe për më tepër që të gjitha këto bëhen në vitin e 35-të të jetës së Partisë Socialiste. 12 qershori i këtij viti shënon 35 vjetorin e Partisë Socialiste dhe gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim të të gjithë kontributeve të anëtarësisë së Partisë Socialiste, themeluesve, kontributorëve, natyrisht anëtarëve të rinj të partisë. Statuti përcakton zgjidhet në forumet lokale të partisë, vendore të partisë dhe prandaj i gjithë procesi do të kanalizohet në zgjedhjet e organizatave, zgjedhjet e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste, por natyrisht edhe me një dimension të ri që tashmë nga zgjedhjet e kaluara ne e kemi evidentuar jashtëzakonisht të rëndësishëm për funksionimin e brendshëm të partisë që është partia në diasporë. Do të ketë një vendimmarrje dhe përsa i përket shtrirjes së strukturave lokale të Partisë Socialiste dhe organizimit të strukturave dhe në degët tona në diasporë dhe kryesisht në vendet ku ne kishim edhe numrin më të madh të votave. Mos harrojmë Partia Socialiste pati një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit nga vota e diasporës dhe kësaj vote ne do t'i natyrisht do t'i përgjigjemi me një organizim strukturor atë që ne e kemi në gjenezën tonë. krijimin e strukturave tona kudo që shqiptarët ndjekin, votojnë, mbështesin Partinë Socialiste”, tha Klosi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos