Çfarë po ndodh brenda Iranit? Gazetari iranian për A2CNN: Një pjesë e njerëzve janë të lumtur, të tjerë të frikësuar

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 22:01 | Politikë

Shoqëria iraniane është e ndarë për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, ku një pjesë e popullsisë shpreson për dobësimin e regjimit, ndërsa një tjetër i druhet përshkallëzimit të situatës. Kështu u shpreh gazetari iranian Armin Khameh në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Sipas tij, në Iran dallohen disa qëndrime të ndryshme në mesin e popullsisë, të cilat ndryshojnë edhe në varësi të zhvillimeve të momentit.

Një pjesë e shoqërisë është e lumtur për situatën sepse e gjithë kjo mund të rezultojë në rrëzimin ose të paktën dobësimin e regjimit, por një pjesë tjetër ka frikë se situata mund t’u dalë nga kontrolli dhe ndodhet në një gjendje kaotike. Ndërkohë ekziston edhe një segment, rreth 20 për qind e popullsisë, që mbështet qeverinë dhe po mblidhet rreth flamurit duke kërkuar kundërpërgjigje”, tha Khameh në "Off the Record" nga Andrea Danglli.

Gazetari theksoi gjithashtu se, pavarësisht tensioneve dhe mbylljes së disa strukturave të sigurisë, aparati shtetëror i regjimit mbetet funksional dhe me përvojë në menaxhimin e krizave.

Nuk ka një shkatërrim të sistemit. Po përballemi me një regjim që ende mbështetet nga rreth 20 për qind e popullsisë, gjë që i jep një farë legjitimiteti. Për më tepër, është një qeveri me shumë përvojë, që e di si të reagojë dhe si të kundërpërgjigjet me forcë”, u shpreh ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos