PS “ndez motorët”, zbulohet data kur Edi Rama nis fushatën

Nga Fjorela Beleshi
7 Prill 2025, 18:03 | Politikë

PS “ndez motorët”, zbulohet data kur Edi Rama nis fushatën

Burime për A2 CNN pranë Partisë Socialiste kanë bërë të ditur se hapja e fushatës elektorale do të bëhet të shtunën më 12 prill në Tiranë.

Ende nuk janë përcaktuar detajet dhe formatin e çeljes së fushatës, elementë të cilët janë ende në diskutim mes Kryeministrit Rama dhe drejtuesve politik.

Çelja e fushatës do të bëhet në mesditë në orën 12:00 të datës 12, të cilën e lidhin me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos