
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka propozuar masa të menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në Shqipëri.
Në një komunikim për mediat, Berisha bëri me dije se Partia Demokratike ka përgatitur një draft ligjor që kërkon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës, duke marrë si shembull sistemet fiskale të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës.
Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ne do të kërkojmë dhe të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet, kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende çmimi të jetë 70% më i ulët se në Shqipëri”. (A2 Televizion)