Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 12:16 | Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, për të përballuar rritjen e çmimit të naftës, është vendosur të merret një masë duke ndërhyrë në akcizë. “Për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd”, tha Rama në fjalën e tij në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai shtoi se vëmendja kryesore e qeverisë do të jetë te pensionistët në këtë periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. “Kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata për së pari. Këtë duhet ta dinë që të gjithë. Sepse në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se të tjerët”, shtoi Rama, përcjell A2 CNN.

Ai konfirmoi ngritjen e një entiteti shtetëror që do të ndërhyjë në tregun e naftës. “Do të krijohet së shpejti, po punohet për këtë dhe që do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore te monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe patjetër edhe tek sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet. Ndërkohë që jemi në fund të një procesi që do të materializohet në një apo dy muajt në vijim për të futur dy komponentë të rinj në monitorimin e tregut të naftës, që do të sjellin rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në sektor”, tha Rama.

Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos