Asambleja e PS, fokusi te zgjedhjet brenda partisë dhe përfaqësimi i Diasporës. Ja vendimet që pritet të merren

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 22:08 | Politikë

Asambleja e PS, fokusi te zgjedhjet brenda partisë dhe

Të shtunën, Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës. Pas ndryshimeve në qeveri, duket që tashmë e kanë radhë strukturat e kësaj partie për të marrë udhëzimet dhe direktivat e reja nga kryetari i tyre.

Sipas burimeve të A2 CNN, mbledhja nis në orën 10:00, ku fjala hapëse e kryesocialistit Rama është parashikuar të jetë publike dhe më pas për të vijuar me dyer të mbyllura, deri në orën 15:00.

Burime brenda PS bëjnë me dije se në këtë takim pritet të merren disa vendime, si agjenda e zgjedhjeve vendore brenda PS dhe përfshirja e Diasporës brenda Asamblesë Kombëtare të partisë.

Zgjedhjet brenda partisë parashikohet të ndahen në tre faza: 1. Zgjedhjet në Organizatat Socialiste: 16 prill – 15 maj 2026; 2. Zgjedhjet e kryetarëve të partisë të bashkive, 16 maj – 15 qershor 2026; 3. Zgjedhjet në strukturat e partisë jashtë vendit.

Ndër kriteret për kandidimin për drejtuesit e strukturave vendore janë përfshirë arsimi i lartë, vendbanimi në zonën ku do të garojë, angazhim në fushatat elektorale 2021, 2023 dhe 2025.

Sa i përket përfshirjes më të madhe të Diasporës, në draftvendimin e PS, që A2 CNN ka lexuar, parashikohet që procesi i identifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve në vendet kryesore ku jetojnë shqiptarët të përfundojë me përfshirjen e tyre në Asamblenë Kombëtare të PS, me përfaqësues.

Fokusi fillestar në vendet ku jeton shumica e diasporës: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, si dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë. Regjistrimi online anëtarëve te diasporës parashikohet të kryhen në periudhën mars-shtator 2026, ngritja e strukturave në periudhën tetor 2026-mars 2027 dhe më pas do të përzgjidhen koordinatorë lokalë, do të krijohen asamble në Diasporë dhe do të formohen Këshilla Koordinues me mandat 2-vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos