Kryeministri Edi Rama është takuar në Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës që po zhvillon në Pragë, ku do të marrë pjesë në Forumin e sigurisë GLOBSEC.
“Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, shkroi Rama në një postim në Facebook, përcjellë nga televizioni A2.
Në takim, Rama shoqërohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Ky forum mbahet për herë të parë në Çeki. Punimet do të zhvillohen nga data 30 gusht deri në 1 shtator dhe në të do të marrin pjesë liderë europianë dhe nga e gjithë bota.
Zakonisht konferenca zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë, për këtë vit ka ndryshuar për herë të parë vendi organizator. Forumi GLOBSEC është krijuar për herë të parë në vitin 2005. (A2 Televizion)