Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë.
Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49,03%, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32,34%.
Kjo njësi dhe Bashkia e Vorës ishin dy zonat në të cilat u zbatua numërimi elektronik i votës. Por pavarësisht se rezultati duhet të dilte pak minuta pas përfundimit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin e këtij rezultati me kërkesë të opozitës. (A2 Televizion)