Pushimet për socialistët mbaruan, Rama mbledh qeverinë në Dajt

Nga A2 CNN
1 Shtator 2024, 08:41 | Politikë

Zyrtarisht kemi hyrë në muajin shtator dhe pushimet kanë përfunduar edhe për politikën. Të parët që do t’i rikthehen me forca të plota aktiviteteve janë socialistët, në një mbledhje që do të zgjasë përreth 7 orë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë këtë të dielë në Dajt qeverinë, drejtuesit e organeve të varësisë dhe kryebashkiakët e majtë, në takimin që do të nisë nga ora 10:00 dhe përfundon në 18:00, raporton A2.

Përgatitjet për sesionin e ri parlamentar dhe një analizë e punës së bërë përgjatë 8 muajve nga socialistët në pushtet pritet të jenë në fokusin e mbledhjes, shkruan A2.

Shtatori për socialistët, do të nisë kështu me llogaridhënie si brenda qeverisë ashtu edhe partisë, pasi mbledhjen e sotme të qeverisë do ta pasojë një mbledhjes më 8 shtator në Durrës e Asamblesë së re të dalë nga Kongresi i 28 korrikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos