Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

Nga Luela Myftari
25 Shtator 2026, 22:45 | Politikë

Nga salla e OKB-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku realiteti i Shqipërisë në qeverisjen e Ramës dhe zhvillimet e inteligjencës artificiale ecin bashkërisht, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh kështu: “Të mbrosh demokracinë nënkupton të shpërfaqësh fuqi të fshehura që duan të kontrollojnë atë që do të shohin qytetarët. Nuk është zgjidhje kufizimi apo ndalimi i AI. Nuk mund të rregullojmë veten tonë deri në pafuqi. Nuk duhet të ndalemi por të përshpejtojmë thotë Trump.

Përgjigja nuk është dorëzimi teknologjik por inteligjencë më e mirë në duart e atyre që mbajnë përgjegjësi. Gënjeshtrat dhe algoritmet nuk kanë nevojë për pasaporta dhe kufij. Nuk është garë mes njerëzve dhe makinave. Ne si Shqipëri kemi zgjedhur jo dorëzimin por përshpejtimin. Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë dhe shpresa që kam është e vetmja ku mbështetem”.

Më tej, shtoi se Shqipëria solli e para një ministre me IA, Diellën, por algoritmi nuk mban mandat.

“Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me IA, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës.

Sa i përket algoritmit dhe protestës në Tiranë, Kryeministri Edi Rama tha se  "Qytetarët kishin arsyet për të protestuar, por ata papritur ishin duke protestuar kundër një fantazme tashmë. Frika u bë zemërim, zemërimi u bë mobilizim dhe fabrikimi u bë realitet".

Në fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama theksoi se është teknologjia ajo që i shërben njerëzimit dhe jo e kundërta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos