“Qeveri teknike 1-vjeçare”, Këlliçi zbulon kushtet e Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 20:57 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN se opozita kërkon një qeveri teknike me afat 1-vjeçar për të garantuar çmontimin e sistemit të patronazhimit në administratën publike. Sipas Këlliçit kjo mund të arrihet duke vendosur teknokratë dhe duke çmontuar kreun, Edi Ramën, që sipas tij është garant i sistemit.

"Formula e vetme, apo opsioni i vetëm që PD-ja pranon dhe opozita pranon, jo vetëm PD-ja, është një qeveri teknike, 6 mujore minimalisht apo 1 vjeçare, për të garantuar çmontimin njëherë të të gjithë këtij sistemit të patronazhimit, që shkon administrata publike në punë vetëm për të punuar ditën e zgjedhjeve. Punohet që njëherë në dy vjet të vidhen zgjedhjet. S’ka rëndësi performanca e punës. Duke vendosur teknokratë, duke çmontuar kreun, sepse i gjithë sistemi kapet nga koka dhe mbahet dhe garant është koka, i cili është Edi Rama, prandaj sot janë bërë irrelevant emrat që ikin dhe vijnë. Është një njeri, një individ, one man show, është Edi Rama. Nuk do dhunohen punonjësit nga ministri dhe drejtori që ose sillni 5 karta identiteti për të votuar për PS ose do ikin nga puna. Nëse kjo do ndodhë do flakariten të gjithë", tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos