Qeveria mblidhet "urgjent", akti normativ i pensionistëve dhe paratë e votimit të diasporës

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 23:08 | Politikë

Diaspora duket se po bëhet shqetësimi dhe thembra e Akilit të zgjedhjeve që janë vitin që vjen.

Dhe pa u tharë mirë djersa e duartrokitjeve në këshillin koordinues të diasporës paradite, dhe premtimit për njohjen e pensioneve edhe me Greqinë, qeveria është mbledhur edhe pse pa praninë e kryeministrit natën vonë për të miratuar disa ndryshime në buxhet kryesisht për diasporën dhe votën e emigrantëve.

Burimet e gazetarëve të A2 mësojnë se në fakt janë 1.4 miliardë lekë që i kalojnë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 500 milionë lekë KQZ.

Paratë që do t’i akordohen KQZ do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga jashtë edhe për kthimin e zarfit me votën brenda.

Pra qeveria angazhohet që të mbuloje 100% shpenzimet për votimin e diasporës qoftë për dërgimin e fletës së votimit ashtu edhe për ta kthyer.

Po ashtu mësohet se mbledhja po zhvillohet për aktin normativ për shpërblimin e pensionistëve në pranverë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos