Balliu zbulon skenarin e protestës: E provuam pa fjalime dhe me marshime, sot e kemi ndryshe

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 12:46 | Politikë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka folur në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu për protestën e opozitës që do të mbahet këtë mbrëmje para Kryeministrisë, duke theksuar se fokusi do të jetë te mesazhi. Ai u shpreh se kjo protestë do të jetë kryesisht e Tiranës, por do të ketë edhe qytetarë që vijnë nga rrethet. 

Tani kërkohet një përqendrim drejt mesazhit, do të ketë përqendrim drejt mesazhit, prandaj rikthehen fjalimet. Ka edhe diskutime për një formë tjetër të protestës duke e patur në vende lokale, që të jenë protesta lokale. Por janë të gjitha që diskutohen. Ajo që mund të them është që ka një motivim të qytetarëve për vazhdimësinë e protestës.”

Sipas tij, protestat kanë arritur të përçojnë zërin e qytetarëve jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. “Këto protesta po e kryejnë detyrën sepse po dëgjohet zëri i qytetarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

 “Në këtë protestë në përgjithësi është Tirana dhe deputetët kanë qenë të fokusuar në Tiranë. Do ketë edhe qytetarë që vijnë nga rrethet, por përgjithësisht organizimi është bërë në Tiranë”, shtoi Balliu.

Ai u shpreh se pavarësisht kërkesave të qytetarëve për një reagim më të fortë, opozita ka zgjedhur rrugën paqësore. “Qytetarët duan një reagim më të ashpër, më të fortë, por ne kemi zgjedhur rrugën paqësore.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos