Presidenti i Iranit: Izraeli u detyrua të shpallë armëpushimin me Libanin

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 14:20 | Bota

Presidenti i Iranit: Izraeli u detyrua të shpallë armëpushimin me

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, në një fjalim televiziv ka deklaruar se Izraeli është “detyruar të shpallë armëpushim” nëpërmjet asaj që ai e përshkroi si diplomaci të fortë, dhe se nuk ka “të drejtë të sulmojë Hezbollah dhe fronte të tjera në Liban”.

Ai falënderoi Pakistanin për atë që e quajti përpjekje të përkushtuara për të ndihmuar diplomacinë, duke ruajtur “dinjitetin dhe krenarinë e Iranit”.

Sipas tij, Irani “nuk ka kërkuar kurrë armë bërthamore” dhe nuk synon trazira apo terrorizëm në rajon.

Teherani po ndjek paqen ndërsa mbron integritetin e tij territorial “me dinjitet” dhe brenda kornizave ligjore.

Ai tha se Irani do të mbetet i palëkundur në parimet dhe qëndrimet e tij, dhe se kjo “duhet të kuptohet nga pala tjetër”.

Gjithashtu akuzoi SHBA-të dhe Izraelin se po e shtyjnë Iranin dhe rajonin drejt kaosit dhe luftës përmes vrasjeve të komandantëve ushtarakë, politikanëve, shkencëtarëve dhe studentëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos