Duke shprehur mbështetjen pa kushte për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama tha se drejtësia ka ende vend për përmirësim. Për këtë, solli si shembull, 21 janari, ku tha se kjo dosje është ende peng i drejtësisë së vjetër.
“21 janari peng i drejtësisë së vjetër, i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë, që nga viti 1912 që penguan sabotuan dhe rrëzuan këto që tentoi t’i bënte gjërat pak më ndryshe, mendoni prokurorinë e tjera, imagjinoni gjykatat e tjera se në çfarë gjendje janë, por ne duhet të mendojmë seriozisht çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj”, tha Rama.
Ai mori të gjitha meritat si PS për realizimin e kësaj reforme, më të rëndësishme që nga krijimi i Shqipërisë si shtet.
“Sot ka shumë përpjekje për t’i treguar frytet e reformës në drejtësi si frytë i SHBA dhe BE dhe si provë e kapjes me pahir nga hallatet të të gjitha forcave politike në vend nga aleatët, e pavërtetë dhe të hidhet përpjetë kush të dojë dhe sat ë dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka, nuk ka angloamerikan apo europerëndimor që e bënte në Shqipërisë. Pse se kanë importuar reformën meqë e kanë kaq këtë të lehtë”, tha ai. (A2 Televizion)