9.53 milionë është shifra e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Këto të dhëna u bënë të ditura nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së.
Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33%.
“Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547.221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor”.
Sipas saj, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin, në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar. (A2 Televizion)