
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, deklaroi se qeveria e ka “të qartë planin e dakordësuar me Bashkimin Europian” për anëtarësimin e vendit tonë.
“Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", theksoi Rama, duke folur për aspektin e sigurisë ushqimore fillimisht.
“Jemi ende larg në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian. Në momentin e anëtarësimit, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri, dhe edhe në vendin tonë pastaj do funksionojnë kriteret e njëjta dhe mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Pastaj, skenari më pesimist do të jetë që gjithçka që do konsumohet do jetë produkt importi. Nuk do falet askush, duhen vendosur në pozita pune. Po themi që kemi edhe 10 vite përpara, ka shumë punë për t’u bërë”, deklaroi kryeministri.
(A2 Televizion)