Tensione në Lezhë, bllokohet një QV, qytetarja voton me ndihmën e mbesës

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 13:05 | Politikë

Tensione në Lezhë, bllokohet një QV, qytetarja voton me

Tensione janë regjistruar në mesditë në një qendër votimit në qytetin e Lezhës. Gazetari i A2 CNN, Xhevahir Qardaku raporton se një qytetare me familjarët e saj, e pamundur për të votuar kërkon një anëtar familje.

Komisionerët në QV nuk lejuan anëtarët e familjes së saj që ta asistojnë, por i kanë ofruar ndihmë përmes një qytetari tjetër që ndodhej aty pranë.

Kjo bëri që të ketë tensione në qendrën e votimit 737/1 në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, në qytetin e Lezhës të bllokohej.

Zgjidhja që u dha për këtë rast, sipas versionit zyrtar të komisionerëve ishte kjo: “Pas mbledhjes së një komisioni, anëtarët vendosën që fleta e votimit e parë, që zonja kishte marrë të dalë e pavlefshme dhe më pas zonja u lejua që të marrë një tjetër fletë votimi dhe bashkë me mbesën e saj të ushtrojë të drejtën e votës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos