“Rama i çoi çantat me para në SHBA”- Godet Agim Nesho: Dekorimi i Dumanit, qoka e fundit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2024, 22:02 | Politikë

Ambasadori Agim Nesho thotë se SPAK nuk po tregohet i barabartë me të dy anët e politikës. “Nëse është drejtësi e vërtetë nga SPAK, duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Jo për dikë, pa prova ta arrestosh, siç është lideri i opozitës. Dhe për një tjetër, që po shet çdo gjë kombëtare... Për njërin mund ta lejojë, pavarësisht se mund të prishë dokumentet dhe të tjerat, siç është zoti Veliaj, kurse ish-presidentin e Republikës e tërheq zvarrë. Domethënë nuk ka paritet këtu, këtu ka ndëshkim dhe një orkestrim të SPAK-ut”, tha Nesho i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, Dumani është i varur nga socialistët pasi kërkon të zgjasë mandatin. “Dhe kush mund ta zgjasë? Ajo maxhorancë”. “Njeriu më i korruptuar në botë, që çon çanta me para për të blerë zyrtarët më të lartë... që nuk ka më skandal... Në Amerikë, në një shtet që është shteti më demokratik i botës dhe fuqia më e madhe që mban rendin dhe ti blen influencë politike”, tha Nesho.

Sa për vlerësimin që mori së fundmi Altin Dumani, si kampion i antikorrupsionit, Nesho shtoi: “Këto janë qokat e fundit. Njerëzit që projektuan dhe bënë këtë skenar, të cilët i thanë gjysmës së popullit shqiptar, “do hani bar”... që nuk mendoj se as përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara e dinte këtë shprehje siç e ka thënë Enver Hoxha. Por kjo është keqdashësia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos