Rama intervistë për Politico, kritikon BE për Rusinë, “gabim strategjik”

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 23:13 | Politikë

Gjatë një interviste për POLITICO, Kryeministri Edi Rama e cilësoi si "gabim strategjik" vendimin e Bashkimit Europian për të ndërprerë komunikimin me Rusinë, duke argumentuar se izolimi diplomatik e lë Europën pa ndikim në përmbylljen e luftës në Ukrainë.

Rama theksoi se Europa duhet të dialogojë me të gjithë aktorët, pasi Rusia mbetet një realitet i pashmangshëm gjeopolitik.

Në planin ekonomik dhe mbrojtës, Rama mbrojti negociatat me kompaninë e Jared Kushner për një projekt turistik 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, duke e cilësuar atë si një investim me standarde të larta që do të kontribuojë në turizmin elitar europian.

Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë që Shqipëria të mbështesë operacionet e SHBA-së kundër regjimit të Iranit, me kushtin që Uashingtoni të garantojë mbrojtjen ajrore të vendit tonë.

Kryeministri konfirmoi se këto partneritete nuk e pengojnë Shqipërinë në procesin e integrimit, ku ajo mbetet një nga vendet kryesuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos