“Rama urren të rinjtë”, Berisha: Vendimi i parë do të jetë rikthimi i Tik Tok

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 11:31 | Politikë

“Rama urren të rinjtë”, Berisha: Vendimi i parë do

Hapja e Tik Tok do të jetë një ndër vendimet e para të qeverisjes, tha Sali Berisha kur PD të vijë në pushtet. Në tryezën për kthimin e të rinjve, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se duke mbyllur Tik Tokun Rama u kthye tek etërit e tij.

“Ky person 2 metra i gjatë, me atlete që duhet piktor dhe sportist në arenën ndërkombëtare, është djali i babit të tij i cili në 10 gusht 1988, firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Në atë mbledhje të presidiumit u mor ky vendim, dhe ai ishte i pari pas diktatorit që e nënshkroi këtë. Pse? Sepse ai nuk i pranonte vjershat kundër regjimit, sepse ato ishin vjersha për lirinë e fjalës. Ai kërkonte që era e ndryshimit të vinte dhe në vendin tonë, e kërkonte edhe lirinë e shprehjes. Meqenëse fjala e tij kërcënonte pushtetin e tyre, ata e varën poetin. Megjithatë djali nuk mund të jetë përgjegjës për veprat e babait, por ai duhet të kërkojë falje për dënuar atë që ka bërë babai i tij. Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë, përkundrazi ai ka thënë se; babai im ishte në anën e duhur të historisë. Pra ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë. Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën. Kur ti nuk e duron atë që duron kundërshtari atëherë ke një problem me veten”.

Kreu demokrat e akuzoi Ramën se urren të rinjtë, duke i larguar ata nga vendi dhe u bëri thirrje që atyre që të votojnë duek e lënë Ramën në të shkuarën.

“Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi. Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik. Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi. Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos