Rama: Ja ku përputhen rrethanat tona të brendshme me ato të BE

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 09:29 | Politikë

Rama: Ja ku përputhen rrethanat tona të brendshme me ato të BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deklaroi se interesi i Europës “për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh se çdo gjë tjetër dhe këtu është edhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me ato të BE”.

"Mundësia që marrëdhëniet tona me BE-në të kthehen përsëri në “businness as usual”, që ata thonë i keni bërë detyrat, por duhet të bëni akoma më shumë dhe që Komisioni Evropian t’i kërkojë Këshillit të hapë dyert dhe aty të dalin shtete dhe të thonë “prit një herë se kemi ne disa vërejtje” është një mundësi që nuk është përjashtuar. Përkundrazi, sot për sot është lënë mënjanë sepse interesi i BE-së, interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh se çdo gjë tjetër dhe këtu është edhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me ato të BE. Kjo është dritarja e hapur që Shqipëria nuk duhet dhe nuk do lejojmë ta humbë si mundësi”, deklaroi Rama, shkruan A2.

“Kemi dakordësuar me BE-në një kalendar të negociatave që është i paprecedentë në historinë e integrimit dhe në proceset negociuese të BE-së me një vend kandidat. Që nga viti i kaluar, kur filloi konkretisht të zbatohet procesi i negociatave pas procesit “screening” deri sot që flasim, shpejtësia me të cilën ne kemi përparuar në hapjen e kapitujve është i paprecedentë. Asnjë vend para nesh dhe asnjë vend i rajonit s’ka ecur me këtë shpejtësi”, shtoi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “sot janë rreth 1 mijë persona të angazhuar në shtetin shqiptar që punojnë çdo ditë për negociatat”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos