“Rama ka frikë të shkojë në SHBA”, Mziu: Në Europë shan Trumpin

Nga A2 CNN
30 Janar 2026, 15:02 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka frikë që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bordin e Paqes e ka firmosur, nuk ka pse shkon në SHBA. Edi Rama ka dy vite që nuk shkon në Amerikë, nuk ka shkuar në OKB. Pse nuk shkon në OKB? Është përplasur një herë me Nishanin apo me Ilir Metën për të shkuar në OKB në vend të Presidentit, ndërsa kësaj radhe la Begajn që të shkonte. Do të thotë që ka frikë të shkojë në SHBA”, tha Mziu.

“Së dyti, kemi parë një kryeministër që kur shkon në Evropë, shan Trumpin. Kemi një kryeministër lavjerrës, që sipas interesit të ngushtë jep disa qëndrime. Edhe në Izrael, u bë katolik, mysliman, ortodoks, hebre… Në SHBA mund të shkojë, por do të shkojë si dëshmitar i çështjes McGonigal”, shtoi Mziu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos