"Rama manjak i propagandës", Bushkolaj: Kryeministri sikur priti vajzën e Alabarit, jo vajzën e presidentit të SHBA

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 20:58 | Politikë

Deklarata e kryeministri Edi Rama se nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos, për shkak se kishte zgjedhur të mikpriste në Shqipëri vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump, për gazetarin Elkier Bushkolaj tregon propagandën e Ramës. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se Rama do të kishte shfrytëzuar çdo mundësi për një foto me presidentin amerikan Donald Trump, nëse ajo do të ishte reale.

“Vitet e fundit ka shumë gjëra që ne na ndajnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju folët për praninë e Ramës atje. Nëse do ishte krijuar mundësia, unë besoj që do ishte nisur me vrap, se Rama ka rriskuar për të bërë foto me Bilalin, ka rriskuar për të bërë foto me Meg Gonigalin në zyrën e tij, agjentin e FBI-së që sot po përballet me drejtësinë amerikane dhe nuk besoj që një njeri maniak i medias dhe i propagandës do ta humbiste shansin e art për të bërë një foto me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, tha gazetari në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit për Ivanka Trump, dukeshin sikur i drejtoheshin një biznesmeneje që kërkon investime, si vajza e Alabarit, dhe jo vajzës së presidentit të SHBA-së, duke shtuar se kjo qasje mund të sjellë reagime.

“Për të mbetur tek ajo që tha për vajzën e tij që më ka thënë babai. Për hir të vërtetës në pamje të parë qoftë si gazetar kur e shikon atë deklaratë duket sikur po i drejtohet një biznesmeni sikur po i drejtohet sikur priti vajzën e Alabarit dikujt që vjen për të marrë një investim në Shqipëri dhe nuk po fliste për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një njeri që sot drejton punët e botës në dhe unë besoj që do ketë një reagim. Nuk është hera e parë që Ivanka Trump vjen në Shqipëri dhe takohet me Ramën apo po themi dhe bashkëshorti i saj”, tha ai në Off the record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Bushkolaj theksoi se marrëdhëniet Shqipëri–SHBA vitet e fundit janë ftohur, duke kujtuar se nga shtatori 2025 deri në janar 2026 ambasada amerikane ka lëshuar 19 deklarata ku përmenden grupe të strukturuara kriminale dhe pastrimi i parave. Sipas tij, Shqipëria është shndërruar në një oaz të pastrimit të parave të narkotrafikut, kryesisht përmes ndërtimit dhe investimeve strategjike.

Ai ngriti shqetësimin se vendi nuk ka investitorë të rëndësishëm strategjikë amerikanë, ndërsa statusi i “investitorit strategjik” u është dhënë personave të lidhur me grupe kriminale apo me ish-zyrtarë të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos