"S'lihet dasma për të shkuar për shkarpa"- Olli: Rama mund t'i bënte të dyja, të priste Ivankën dhe të shkonte në Davos

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 20:46 | Politikë

Politologu Leonard Olli, i ftuar në studion e “Off the Record" nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama mund të priste Ivanka Trump ashtu siç bëri, por edhe të ishte i pranishëm në Davos, në firmosjen e “Bordit të Paqes”.

“Nëse themi “me lejen e babait, unë ndenja për të shoqëruar vajzën sepse për nënshkrimin kemi kohë”, unë besoj që këtu ka rënë nocioni shtet, protokolli zyrtar, dhe është në nivelin e humorit që të besojmë se ka ndodhur një bisedë e kësaj natyre. E dyta, në çdo rast, duke iu referuar shprehjes sonë të bukur “nuk lihet dasma për të shkuar për shkarpa”, edhe në rastin konkret ekzistonin mundësitë që zoti Rama edhe të bënte rolin e të zotit të shtëpisë, edhe të ishte i pranishëm në Davos”, tha Olli.

“Ne duhet të lexojmë protokollet. Mund të kishte qenë prezent dhe do të ishte aty duke firmosur. SHBA ka qenë një nga vendet e vetme që ka mbrojtur interesat e Shqipërisë”, shtoi Olli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos